Komisioni i Ankimimit dhe i Sanksioneve ka vendosur moskalimin për shqyrtim të 2 kërkesave të kryedemokratit Sali Berisha dhe grupimit të Enkelejd Alibeajt lidhur me vendimin e KQZ-së për të mos i regjistruar në zgjedhjet e 14 Majit.
Raportohet se vendimi i KAS është marrë me argumentin që nuk ka ankim për vendim të ndërmjetëm dhe se duhet të shprehet komisioneri për themelin e pastaj të kalohet për ankim tek KAS.
Ndërkohë për ankimin e paraqitur nga Berisha, KAS kanë përdorur argument shtesë se nuk legjitmohet.
Sjellim në vëmendje se të enjten e shkuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u mor vendimi për mosregjistrim si subjet zgjedhor të grupit të Berishës më 14 Maj pasi komisioneri Celibashi deklaroi se kryetari i ligjshëm i kësaj force politike është Lulzim Basha.
Po ashtu, edhe për dokumentacionin e paraqitur nga grupimi Alibeaj për të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 Majit, Celibashi iu la afat për të plotësuar për 48 orë, afat që ka mbaruar pasi Basha nuk ka firmosur.
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026
- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli - 30/10/2026
- Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale - 30/10/2026