14.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

“Përplasja” në KAS, Koli Bele relator për Alibeajn, Berisha ‘në dorë’ të Ilir Rusmajlit

Mëngjesin e sotëm në  KQZ u mbajt shorti për zgjedhjen e relatorëve për të trajtuar ankimimin e dorëzuar nga PD e Berishës dhe ajo e Alibeajt.

Si përfundim, për ankimimin e bërë nga PD e Berishës është caktuar Ilirjan Rusmajli.

Ndërsa për ankimimin e PD-së së Alibeajt, u caktua, Koli Bele.

Elvis Çefa u caktua për shqyrtimin e ankimimit të bërë nga ‘Lëvizja Bashkë’ e cila ankimoi gjithashtu vendimin e KQZ-së për mos ta regjistruar në zgjedhje.

Sot në mesnatë skadoi afati i vendosur nga Komisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për Partinë Demokratike që Lulzim Basha të firmoste si kryetar partie deklaratën solemne të parashikuar në Kodin Zgjedhor për t’u regjistruar në zgjedhjet vendore. Mirëpo, pa përfunduar ky afat PD e Alibeajt iu drejtua Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve. Në fakt të dy grupet e PD-së, si ajo e Berishës edhe e Alibeajt, pas ‘luftës’ në Gjykatë dhe kërkesave të depozituara në KQZ, tanimë u ‘përplasën’ në KAS dhe kërkojnë zgjidhjen se cila PD do regjistrohet në zgjedhje.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x