14.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

Sot skadon afati, PD drejt mos regjistrimit në zgjedhje nga Celibashi!

48 orë ishte afati i vendosur nga Komisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për Partinë Demokratike që Lulzim Basha të firmoste si kryetar partia deklaratën solemne të parashikuar në Kodin Zgjedhor për tu regjistruar në zgjedhje, afati i cili skadon sot!

Duke pasur parasysh deklaratat e fundit të përfaqësuesve më të lartë të Partisë Demokratike si kryetari në detyrë Enkelejd Alibeaj apo Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi partia më e madhe opozitare në vend rrezikon seriozisht regjistrimin për 14 Majin, të paktën nga ana e Celibashit dhe çështja mund të përfundojë për t’u zgjidhur në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ, nëse Komisioneri do t’i qëndrojë deklaratës së nuk e kalon pa plotësim dokumentesh.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x