17.5 C
Tirana
15 / 05 / 2026

Këshilli i Stabilizim Asocimit, Josep Borrell dhe Oliver Varhelyi në 16 mars vizitë në Tiranë

Më datë 16 mars pritet të mbërrijë në Tiranë, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe komisioneri Evropian për fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Sipas burimeve të dy zyrtarët do të mblidhen në Tiranë për Këshillin e stabilizim-asocimit që pritet të mbahet në vendin tonë si dhe çështjen e integrimit europian.

Këshilli i Stabilizim-Asociimit mblidhet një herë në vit për të kryer një vlerësim të përgjithshëm mbi implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe shqyrton çdo çështje të rëndësishme që del në kuadër të zbatimit të saj.

Përveç kësaj, dialogu politik në nivel parlamentar midis Shqipërisë dhe BE-së zhvillohet në kuadrin e MSA-së, i cili parashikon krijimin e Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit, që përbëhet nga anëtarë të Parlamentit Europian dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x