Një ditë pasi Enkelejd Alibeaj ftoi kandidatët e Rithemelimit të dalë nga primaret që të bëhen bashkë për zgjedhjet e 14 majit, deputeti Edi Paloka, nga krahu i grupimit të Sali Berishës e cilëson si pjesë e lojës së kryeministrit Edi Rama. Paloka ka theksuar se e gjitha është pjesë e hipokrizisë pasi vetë Alibeaj nuk i njihte Primaret.
“Vulën ua jep Rama. Tani papritur kërkojnë bashkëpunim me PD-në. Berisha e tha dhe më parë, nëse duam të bashkëpunojmë me Ramën e bëjmë vetë, jo nëpërmjet Alibeajt. Kjo është thjesht një lojë e shpifur. Sa për sqarim publik, këto që sot flasin nuk e bëjnë për bashkëpunim.’- tha Paloka.
Paloka komentoi gjithashtu edhe bisedimet me aleatët për përfaqësimin e opozitës në këto zgjedhje.
“Po bisedojmë me disa parti për koalicionin. PL dhe Partia e të Drejtave të Njeriut, janë dy kryesoret. Do gjejmë dhe formulën më optimale për t’u futur në koalicion. Por bisedimet janë me të gjithë aleatët dhe partitë opozitare”, shprehet Edi Paloka.
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026
- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli - 30/10/2026
- Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale - 30/10/2026