Familjarët e Ervis Martinajt kanë ankimuar vendimin e Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), për sekuestrimin e 34 pasurive të tij.
Ata kërkojnë rikthimin e pasurive dhe sipas burimeve ankimimi është depozituar ne Apelin e GJKKO.
Ndërkohë pritet hidhja e shortit për caktimin e gjyqtarit dhe caktimin e një date për shqyrtimin e kësaj kërkese.
Kujtojmë se pak javë më parë GJKKO sekuestroi disa pasuri të Martinajt, të cilat ishin shpesh në emër të familjarëve të tij, duke nisur nga prona të ndryshme, makina, etj.
Martinaj vijon të rezultojë ende i zhdukur që prej gushtit të vitit të kaluar, kur u denoncua nga familjarët e tij se kishte humbur kontaktet me të.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026
- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli - 30/10/2026
- Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale - 30/10/2026