Është zbardhur për herë të parë vendimi i Gjykatës së Lartë për lënien në burg të Jeton Lamit, ish agjentit të Forcave Operacionale i cili ka shërbyer si truprojë e të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj.
Në pretendimet e tij në rekursin e bërë, ndaj vendimit të Apelit për ta lënë në burg, Jeton Lami shprehej se masa e sigurisë arrest me burg i rrezikonte jetën për shkak të profesionit të tij dhe kërkonte një masë më të butë sigurie duke argumentuar se nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për caktimin e një mase shtrënguese si ajo e “Arrestit ne burg”.
Në rekursin e bërë, thuhet se Jeton Lami nuk ka dënime të tjera dhe nuk ka arsye për t’u larguar nga vendi apo për të penguar marrjen e provave. Në përfundim kërkohet caktimi i masës së sigurisë ‘Arrest shtepie’ apo detyrim paraqitje.
Nga ana tjetër, në vendimin e Gjykatës së Lartë thuhet se nuk ekzistojnë rrethanat në të cilat Jeton Lami të mund të bëjë rekurs të vendimit të marrë në 7 shkurt.
- LIVE! Kërkoi anulimin e vendimit për zgjedhjet në Tiranë, GJK rrëzon Begajn. Vijon seanca për Veliajn - 31/10/2025
- Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli paraqitet në Prokurorinë e Tiranës - 31/10/2025
- SEANCA LIVE! Veliaj në Gjykatën Kushtetuese, shqyrtohet shkarkimi i kryebashkiakut të Tiranës - 31/10/2025
 
                                    