9.5 C
Tirana
08 / 02 / 2026

Mjeti i tyre lundrues u fundos, policia kufitare e Portit të Durrësit shpëton dy pjesëtarët e ekuipazhit

Dy persona, pjesëtarë të ekuipazhit të një mjeti lundrues (cisternë uji) janë shpëtuar nga Policia Kufitare e Durrësit pasi po iu rrezikohej jeta në det prej dallgëve dhe erës së fortë.

Gjatë përpjekjes së rimorkiatorit për ta tërhequr, mjeti lundrues është fundosu për shkak të dallgëve të larta dhe erës së fortë.

Pas njoftimit, shërbimet e policisë kufitare kanë ndërhyrë dhe iu kanë ardhur në ndihmë, 27 vjeçarit, J.A dhe 64 vjeçarit M.T të dy banues në Durrës, pjesëtarë të ekuipazhit të mjetit lundrues (çisternë uji).

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x