12.5 C
Tirana
29 / 04 / 2026

Apeli i dha partinë Alibeajt, Belind Këlliçi nuk dorëzohet: Vulën e vënë shqiptarët me 14 maj!

Kandidati i Sali Berishës për Bashkinë e Tiranës për zgjedhjet vendore vijon të zhvillojë takimet me qytetarët, ndonëse një ditë më parë Gjykata e Apelit i dha vulën e Partisë grupit të Ekelejd Alibeajt.

Teksa ka ndarë disa foto nga takimet, Këlliçi i cili nuk futet dot në garën elektorale me logon e Partisë Demokratike, thotë se do vazhdojë takimet deri në fshatin më ta largët. Ai shkruan se vulën do e vendosin shqiptarët më 14 maj.

“Unë me ekipin tim do të shkojmë në fshatin më të largët, deri ku të gjejmë shtëpinë e fundit të banuar, për t’i dhënë mundësinë çdokujt të dëgjohet. Vulën e vënë shqiptarët më 14 maj”, shkruan Këlliçi.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x