Bordi i Transparencës për çmimin e karburanteve dhe Bordi për çmimet e ushqimeve do të vazhdojnë të funksionojnë në Shqipëri për sa kohë që vendi ynë ndikohet nga rritja e çmimeve në bursa për karburantet dhe ushqimet në mbarë botën.
Kjo ishte përgjigja e ministres së Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj kur u pyet nga gazetarët edhe për sa kohë do të funksionojnë këto dy borde në Shqipëri.
“Ky vendim nuk përkon me politikat tona afatgjata. Ne jemi qeveri që mbështet tregun e lirë. Megjithatë në kohë të jashtëzakonshme duhen marrë vendime të tilla. Nga analizat që kemi bërë të dyja këto borde kanë bërë punën e tyre mirë. Ne do të vazhdojmë të mbajmë bordet për sa kohë që do të jemi të ndikuar nga rritja e çmimeve në bursat ndërkombëtare të bursave për karburantet dhe çmimet ushqimore”, tha sot ministrja pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.
- Si do votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PD humb edhe vendin e dytë. PS kryeson - 10/03/2026
- “Lufta në Iran do të përfundojë shumë shpejt”, qetëson Trump, Teherani: Fundin e vendosim ne - 10/03/2026
- Lufta në Iran, Trump: Rreziku ka kaluar, jemi drejt fundit! Përgjigjet Teherani: E vendosim ne kur mbaron konflikti. Çmimet e naftës pësojnë ulje - 10/03/2026