15.5 C
Tirana
23 / 10 / 2025

Përfundon pa ‘fitues’ takimi mes Kurtit dhe Vuçiç në Bruksel

Ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje takimi në mes të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ndërmjetësuar nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Mësohet se, takimi i radhës do të mbahet më 18 mars. Pas pak në një konferencë për media për të folur për takimin, pritet të dalë shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Ndërkohë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka dërguar një mesazh nga takimi trilateral që po mbahet në Bruksel. Vuçiç ka thënë se ishte “takim i vështirë” dhe se “nuk do të ketë dorëzim”. 

‘Një takim i vështirë. Ashtu siç është pritur. Nuk ka dorëzim’, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Instagram.

Takimi dypalësh:

Kurti dhe Vuçiç takuan edhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përpara takimit të përbashkët. Blloku evropian e konsideron takimin e sotëm mes tyre – të gjashtin me radhë – si më të rëndësishmin, sepse kësaj here, sipas burimeve në Bruksel, nuk do të ketë diskutime për menaxhimin e krizave, por për një dinamikë të re të raporteve.

Takimi i nivelit të lartë u zhvillua mes kaosit të përplasjeve diplomatike Prishtinë-Beograd, rrugët e së cilave priten të zgjidhen në udhëkryqin e përbashkët të Planit franko-gjerman. Në thelb, plani nuk parasheh njohje reciproke, por mëvetësinë e shtetit sovran në arenën ndërkombëtare.

Pra e thënë ndryshe, Serbia nuk do mund të flasë në emër të Kosovës e as të pengojë Kosovën për anëtarësimin në unionin evropian dhe organizata ndërqeveritare dhe anasjelltas. Sidoqoftë, kreu i qeverisë së Kosovës ka qenë i qartë se nuk do të ketë marrëveshje nëse nuk ka njohje reciproke.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x