8.5 C
Tirana
06 / 02 / 2026

LAJMIFUNDIT/Autobusi i linjës së Unazës përplaset me disa mjete në Tiranë, 3 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një autobus i linjës së ‘Unazës’ është përplasur me më shumë se 5 automjete. Përplasja ishte aq e fortë sa u përfshinë zinxhir automjetet në aksident.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme tek zona e njohur si ‘Ura e Shallvareve’. Raportohet për disa të plagosur. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca ndërsa shumë qytetarë janë mbledhur aty pranë.

Nga aksidenti i autobusit të linjës së Unazës me disa automjete në Tiranë, 3 persona kanë mbetur të plagosur.

“Më datë 27.02.2023, rreth orës 11:35, në vendin e quajtur Ura e Tajvanit, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete.

Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës me stafin mjekësor dhe shërbimet e Policisë”, njofton policia.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x