10.5 C
Tirana
14 / 02 / 2026

Kurbin, rrënohet “Bazilika e Shën Mërisë” , kisha 1500-vjeçare ku lutej Skënderbeu

Unike në llojin e saj, ku dikur kryente shërbesat fetare Gjergj Kastrioti së bashku me bashkëshorten e tij Donikën, por sot kisha “Bazilika e Shën Mërisë” në Kurbin është degraduar. Me mure thuajse të rëna dhe afreske të dëmtuara, ky objekt kulti 1500-vjeçar monument kulture, me vlera të veçanta historike, rrezikon të zhbëhet.

Pavarësisht gjendjes së saj, besimtarët që e vizitojnë janë të shumtë.

Shumica e banorëve të zonës janë kryesisht myslimanë, por kjo nuk i pengon që të luten pranë kishës historike. Ata bëjnë thirrje që autoritetet ta shpëtojnë nga shembja e plotë.

Kisha është përfshirë në programin e rindërtimit nga termeti dhe shume shpejt do të nisë ndërhyrja për restaurimin e saj.

Bazilika mesjetare e Shën Mërisë ndodhet në fshatin me të njëjtin emër në Malësinë e Kurbinit. E ndërtuar me një teknikë romake, kisha konsiderohet një ndër objektet më të rralla të kultit në Shqipëri.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x