Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të hënën në Bruksel, do të kenë para planin evropian, i njohur si franko-gjerman, për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve.
Ndërmjetësit e këtij takimi presin që palët të pranojnë këtë propozim dhe aty të diskutohet për afatet e zbatimit të tij. Njohës të zhvillimeve politike vlerësojnë që mospranimi i këtij propozimi do kishte pasoja, ndërsa nga opozita kritikojnë Kurtin për mostransparencë lidhur me këtë çështje.
Takimin e fundit e kanë zhvilluan në nëntor të vitit të kaluar, ku është diskutuar për çështjen e targave ilegale në veri të Kosovës. Ndërsa, më 27 shkurt temë në Bruksel, do të jetë plani evropian për marrëdhëniet e mëtejme në mes të Kosovës dhe Serbisë.