11.5 C
Tirana
04 / 11 / 2025

Dyfishimi i çmimit për patentat/ Radhë të gjata në poliklinikën e qytetit të Korçës

Paralajmërimi për dyfishim të çmimeve për kursantët që regjistrohen për pajisjen me patentë për drejtimin e automjeteve, ka bërë që prej disa ditësh në Poliklinikën e qytetit të Korçës të krijohen radhë nga persona që duan të regjistrohen në kurse për marrjen e patentës duke përfituar nga çmimet ekzistuese.

Prej ditësh dhjetëra qytetarë janë dyndur drejt këtij institucioni për të aplikuar për dokumentacionet mjekësore që nevojiten për marrjen e patentës.

Kryesisht janë të rinjtë, ata të cilët kanë qëndruar për orë e ditë në radhë për tu pajisur me dokumentat e nevojshëm, për të mos u përballur me tarifat e reja.

Nga ana tjetër burime pranë disa autoshkollave që operojnë në qytetin e Korçës bëjnë me dije se gjatë këtyre ditëve është shumëfishuar numri i regjistrimeve për pajisjen me patentë për drejtimin e automjeteve.

Ndërkohë që më përpara çdo ditë bëheshin rreth 2-3 regjistrime të reja, pas deklaratës për rritjen e çmimit për kursin teorik dhe praktik ka patur rreth 30 aplikime në ditë pranë autoshkollave.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x