Gjykata e Elbasanit nuk ka pranuar pretendimit e prokurorisë dhe ka lënë pa masë sigurie dhe në detyrë 6 efektivët e policisë që ishin të pranishëm në momentin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2021.
Sipas prokurorisë, 6 efektivët e repartit “Shqiponja” kishin pasur dijeni për makina të cilat kishin armë në Elbasan. Mbi këto dyshime, u kërkua edhe masa e sigurisë “arrest në shtëpi” për 6 efektivët të cilët pak muaj më parë u rikthyen në detyrë.
Kështu pas këtij vendimi 6 policët Erjon Balla, Erjon Meçja, Besmir Kadiu, Donald Dedja, Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku do të gjykohen në gjendje të lirë.