Avokati i Kastriot Ismailajt, Arbër Hoxha ka komentuar deklaratën e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dje në SPAK.
Në një intervistë për Euronews Albania, Hoxha deklaroi se Meta u përpoq të fshihte trungun pas gjetheve”, pasi sipas tij, Meta deklaroi se u paraqit në SPAK për kallëzimet që ka kryer për çështje të ndryshme, por në fakt rezultoi e kundërta, u pyet për çështjen CEZ-DIA.
“Zoti Meta, mesa pashë unë u përpoq të fshihte trungun pas gjetheve dje, pasi u prononcua. U përpoq dje të thoshte se ka shkuar për çështje të ndryshme për të cilat ai ka bërë kallëzim dhe jo për çështjen konkrete”, theksoi ai