Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali në fjalën e saj në Kuvend ka ironizuar deputetin e Partisë Demokratike Edmond Spaho duke thënë se ai pati guximin t’i frynte bilbilit, ndryshe nga deputetët e tjerë të PD-së.
Spiropali duke iu drejtuar opozitës tha se ata janë kthyer në ndihmës të non-gratës, referuar kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha.
“1 minutë heshtje për Edmond Spaho-n, respekt për veprën e tij, i palodhur dhe keqardhje se nuk i kuptoni metaforat…Keqardhje që bilbil-fryrja nuk u trashëgua tek ju. Ishte më i guximshëm dhe me më shumë vlerë, do jetë në zemrat tona deri pas 20 ditësh bashkë me ju për revolucionin e radhës. Ju po e kërkoni kauzën aty ku nuk është. Nuk ka akuzë, qetësohu Albana se jeni në jetë, jeni në dritë të vërtetë.
Dhe e akuzoni si denoncues ndërkohë ju e keni shpallur Lulzim Bashën tradhtar, ju në fjalët tuaja për procedurë kërkoni të mbroni SHBA nga Rama dhe Shqipëri, ndërkohë që ju jeni non-grata. Ju të tjerët jeni thjesht ndihmës, body-guard të non-gratës, ky është mjerim. S’ka si të jetë procedurë përderisa ata që e marrin fjalën e bëjnë për të bllokuar foltoren”, tha Spiropali.
- Demokrati Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori - 05/11/2025
- Progres raporti i KE, Rama ndan deklaratën e Marta Kos: Do të bëjmë gjithçka për t’u ulur si të barabartë në tryezën e BE - 04/11/2025
- Sot, afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve/ Zbardhen emrat e kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit - 03/11/2025