13.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

Pamjet e tmerrshme të shembjes së minierës, dhjetëra minatorë të bllokuar

Të paktën 4 minatorë janë konfirmuar të vdekur ndërkohë që nuk dihet fati i 49 të tjerëve pas shembjes së një miniere qymyri në rajonin e Inner Mongolia.

Ngjarja ndodhi në minierën e operuar nga Xinjing Coal Mining Co kur një masiv i madh dheu bllokoi të gjitha hyrjet në galeri.

Kamerat e sigurisë filmuan momentin e tmerrshëm ndërkohë që një punë emergjente ka nisur për shpëtimin e minatorëve të bllokuar.

Qymyri është një burim kryesor energjie në Kinë, por minierat e saj janë ndër më vdekjeprurësit në botë, kryesisht për shkak të zbatimit të dobët të standardeve të sigurisë, pavarësisht urdhrave të përsëritura të qeverisë për përmirësime gjatë viteve.

Minierat e Kinës janë përpjekur gjithashtu të rrisin prodhimin gjatë vitit të kaluar nën një thirrje të qeverisë për furnizime më të mëdha dhe çmime të qëndrueshme.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x