13.5 C
Tirana
05 / 02 / 2026

“Beyonce është shtrigë, fansat e saj mos ta quajnë veten të krishterë”

Një pastore amerikane është bërë virale pasi quajti shtrigë këngëtaren e famshme Beyonce.

Tiphani Montgomery, e cila ka themeluar kishën “E mbuluar nga Zoti”, postoi në TikTok një video ku thotë: “Kushdo prej jush që ka ndërmend të shkojë në koncertin e Beyonce, nuk duhet ta quani veten të krishterë”.

“Nuk më intereson se cili pastor ju thotë që nuk ka problem të shkoni në koncertet e saj, ajo është shtrigë dhe fansat e saj janë anëtarë të kultit të saj”, shton pastorja.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x