Ambasadorja e Shteteve të bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka uruar zgjedhjen e kreut të ri të Gjykatës Kushtetuese.
Në një mesazh në rrjetet sociale, ambasadorja Kim shkruan se SHBA do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi.
“Urime Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e kryetarit të ri. Holta Zaçaj është kryetarja e parë që zgjidhet që kur Gjykata u plotësua totalisht me anëtarë të rinj. I urojmë suksese asaj dhe të gjithë gjyqtarëve duke forcuar integritetin dhe pavarësinë e Gjykatës.
Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por po ecën përpara. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e plotë të reformës në drejtësi në Shqipëri. Gur mbi gur…”, shkruan ambasadorja Kim në një postim në Twitter.