10.5 C
Tirana
02 / 02 / 2026

Shtyhet seanca e ekstradimit për “spiunen ruse”, shfaqet e qetë në sallë

Autoritetet ruse kanë kërkuar ekstradimin e Svetlana Timofoeva, e arrestuar në vendin tonë pas sulmit të ndodhur në uzinën e armëve në Gramsh.

Procesi gjyqësor për të realizuar ekstradimin është shtyrë më 3 mars.

Shkak për këtë është bërë mungesa e avokatëve.

Ngjarja:

Dy rusët, Svetlatana Timofoeva, Mikhail Zorin dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç u arrestuan ne date 20 gusht kur ndodhi edhe incidenti në uzinë.

Tre personat po fotografonin ambientet e uzinës ndërsa përpiqeshin të hynin brenda saj, u pikasën nga ushtarët shqiptarë që u kërkuan që të ndalonin.

Mikhail Zorin sulmoi ushtarin duke e spërkatur me një spraj të dyshuar kimik. 3 personat u arrestuna dhe ndërkohë u sekuestrua makina me të cilën lëviznin.

Tashmë mbi ta rëndon zyrtarisht akuza e “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”. Gjykata ka vendosur ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x