15.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

80% e serbëve janë kundër propozimit franko-gjerman nëse ai përmban njohjen e Kosovës

Më shumë se gjysma e popullit të Serbisë më saktësisht rreth 57 për qind e tyre, besojnë se Serbia duhet të pranojë planin franko-gjerman për zgjidhjen e çështjes së Kosovës duke përjashtuar njohjen formale të pavarësisë së Kosovë dhe anëtarësimit të saj në Kombet e Bashkuara.

Ndërsa rreth 33 për qind e serbëve të anketuar nga Agjencia Faktor Plus me seli në Beograd janë kategorikisht kundër propozimit franko-gjerman, i cili ka dinamizuar dialogun Kosovë-Serbi muajve të fundit.

Sipas të anketuarve të Agjencisë Faktor Plus, rreth 80 për qind e pjesëmarrësve në anketë janë kundër propozimit nëse propozimi franko-gjerman do të nënkuptonte njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe hyrjen e saj në OKB.

Drejtori i Agjencisë Factor Plus, Vladimir Pejiç, thotë se Kosova nuk është një çështje që ju intereson shumë serbëve, por kur ndodhin incidente, Kosova është e para.

Sa i përket refuzimit të planit, çdo i dyti serb beson se plani i ardhshëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës do të jetë edhe më i keq.

Ndërsa 36 për qind e pjesëmarrësve në anketë thonë se “nuk do të ketë plan tjetër” ndërsa vetëm 21 për qind besojnë se “plani i ardhshëm ndoshta do të jetë më i mirë”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x