12.5 C
Tirana
31 / 01 / 2026

Braçe për protestën: Janë qesharakë, dalzotsat e Kamzës dhe ‘Big Brother-istat’ shiten si e mira e xhanit! Paraja s’bën mendjen

Deputeti i PS, Erion Braçe ka ironizuar protestën e thirrur nga Sali Berisha dhe mesazhet e përdorur nga të rinjtë që duket se frymëzohen nga ‘Big Brother’.

Me anë të një reagimi në Instagram, Braçe shkruan se i duket e gjitha kjo qesharake, teksa shton se paraja e madhe që kanë nuk bën dot mendjen.

“Hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha!
Ooooo zoooooot!
Kamza i del zot Shqipërisë!
Po si ka mundësi që janë kaq qesharakë?!
Po si ka mundësi që me aq shumë para sa kanë, prodhojnë veç kaq; ja që paraja e madhe nuk bën dot mendjen!
Nga DALZOTSAT E KAMZËS tek BIGBROTHERISTAT e tallavasë së përhershme që shiten si e mira e xhanit e në fund po ju del xhani politik, TIRANA NË 103 VITE KRYEQYTET, KA DITËT E SAJ TË HUMORIT!
NUK I MUNGOJNË KURRË;
KJO NUK NDRYSHON ASNJËHERË!
Ndaj ky qytet ka kaq shumë ngjyra!”, shkruan Braçe.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x