Juristi Kreshnik tha se protesta e thirrur nga Sali Berisha ka qëllim që t’i bëjë presion Prokurorisë shqiptare.
Sipas Spahiut, Berisha është i detyruar të dalë në këtë protestë, duke e ditur që gjithë planeti është kundër tij, që nga SHBA deri në BE.
“Kjo është një protestë që i bën presion prokurorisë shqiptare, nuk ka lidhje fare me Ramën. Berisha është i detyruar të dalë në këtë protestë duke e ditur që gjithë planeti është kundër tij, që nga SHB në BE.
Është i vetmi politika i cili që nga 1912 nuk kalon dot kufirin e Shqipërisë. Është i detyruar të tregojë forcën me mbështetjen që do mbledhë.
Në ditët më të këqija të tij kur është i kërcënuar edhe me çështje penale, është i detyruar të dalë të protestojë me mesazhin bjeri dritares të dëgjojë porta, dhe porta në këtë rast është prokuroria”, tha Spahiu.