8.5 C
Tirana
30 / 01 / 2026

Aktivisti’/ PS thirrje mediave: Mos publikoni të dhënat e përdoruesve, do e ndjekim në mënyrë ligjore

Partia Socialiste iu është drejtuar me një kërkesë të gjithë mediave audiovizive dhe atyre online që të mos publikojnë të dhënat personale të personave që janë pjesë bërë pjesë e aplikacionit të socialistëve ‘Aktiv1sti’. Në kërkesën e drejtuar mediave PS thotë se publikimi i të dhënave cenon të drejtat e qytetarëve dhe u bën thirrje mediave që i kanë publikuar të dhënat t’i fshijë ato.

“Partia Socialiste e Shqipërisë kërkon nga mediat audiovizive, mediat elektronike dhe të gjitha platformat e portalet online që të refuzojnë në çdo rast publikimin e të dhënave të pjesshme apo të plota qofshin ato, që pretendohet se janë siguruar nga ndërhyrja e kundraligjshme në platformën elektronike “Aktiv1st”, pronë e P.S.SH si dhe të fshijnë çdo informacion nga përmbajtja e faqeve të tyre të internetit të publikuar deri tani”, shkruhet në kërkesë.

Në rast se mediat do të vazhdojnë të publikojnë të dhënat e përdoruesve edhe pas kësaj kërkese, PS thotë se do ndjekë këtë çështjen në mënyrë ligjore.

“Partia Socialiste e Shqipërisë do të ndjekë në mënyrë rigoroze këtë rast dhe do të procedojë sipas ligjit për hetime të mëtejshme në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për çdo media e cila do të vazhdojë të kryejë publikimet e këtyre të dhënave në shkelje të ligjit edhe pas kësaj kërkese publike”, shkruhet në kërkesë.

“Aktivisti”, një aplikacion për anëtarët e PS ka ndezur debatin politik. Opozita thotë se në aplikacion janë regjistruar edhe prokurorë e gjyqtarë për t’i bërë fushatë qeverisë, ndërsa duke e mohuar socialistët thonë se tek “Aktivisti” mund të regjistrohet kushdo, edhe me emrin e dikujt tjetër.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x