Dick Marty është kërcënuar me vdekje për më shumë se dy vjet dhe ka jetuar nën mbrojtjen e policisë. Në një dokumentar të publikuar në një emision televiziv zviceranin tregohen detaje për lajmin që tashmë ka disa muaj që qarkullon, për mundësinë e një atentati për eliminimin e raportuesit për Këshillin e Evropës, që ngriti akuza monstruoze ndaj komandantëve të Ushtrisë Cclirimtare të Kosovës.
“Temps Présenta”, emisioni televiziv zviceran ka publikuar përgjime ku del qartë se komploti ishte organizuar nga serbë, dhe gjithçka ka dalë në dritë nga informacionet e një agjenti sekret.
Media zvicerane “RTS.ch” shkruan se informatori ishte me origjinë çeçene, i lindur në Kosovë, Sony (jo emri i tij i vërtetë) dhe punoi në policinë serbe gjatë viteve të 90’ta. Për vite me radhë ai ka punuar si agjent i fshehtë për një forcë policore evropiane. Ai ka punuar disa herë edhe për policinë zvicerane dhe FedPol e konsideron atë burim të besueshëm.
“Unë mendoj se ai person më shpëtoi jetën,” ka thënë Dick Marty në dokumentarin e publikuar dje.