Kryeministri i vendit Edi Rama ka postuar paraditen e sotme në llogarinë e tij në Facebook foto të 22 pallateve të reja që po ndërtohen në Krujë për familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.
“Vijon procesi i rindërtimit në Krujë, ku po ndërtohen 22 pallate të reja për familjet e prekura nga tërmeti”, shkruan Rama.