Kamerat kurth të vendosura nga Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura në Parkun e Prespës, kanë dhënë rezultatet e pritshme edhe për specialistët e fushës.
Kamerat e vendosura në zona të ndryshme të këtij parku të cilat kishin për qëllim bazë të monitoronin rrëqebullin kanë arritur të fotografojnë edhe shumë kafshë të egra të cilat ndodhen në parkun kombëtar të Prespës.
Bëhet fjalë për praninë e lartë të derrit të egër, dhelprës së kuqe, zardafit, ujkut lepurit të egër si dhe të kaprollit. Kafshë të cilat edhe për specialistët janë shtuar së tepërmi gjatë viteve të fundit.
Kjo ka ardhur edhe për atë sepse zona e mbrojtur ka qënë në monitorim të vazhdueshëm gjatë këtyre viteve, për të mos lejuar banorët të hyjnë për të kryer prerje të paligjshme të masivit pyjor.
Por një nga faktorët kryesorë të shtimit të numrit të kafshëve të egra, ka të bëjë edhe me ndalimin e gjuetisë brenda parkut kombëtar.


