Pamjet të reja janë bërë publike nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore mëngjesin e të hënës.
Nga pamjet e publikuara nw rrjete sociale shihen se si ndërtesa shumëkatëshe, të ndërtuara gjatë viteve të fundit, shemben si domino njëra pas tjetrës.
Operacionet e kërkim shpëtimit po vijojnë punën në kushte shumë të vështira atmosferike për të shpëtuar sa më shumë jetë nga 20 mijë personat që mendohet se ndodhen nën rrënoja.