12.5 C
Tirana
17 / 05 / 2026

Turqi, shpëton mrekullisht vogëlushi, e kishte  zënë gjumi nën gërmadha

Mediat në Turqi kanë publikuar një video që tregon momentin kur ekipet e shpëtimit i kanë dhënë ndihmë një fëmije të bllokuar nën gërmadha.

Sipas asaj që raportojnë mediat, në momentet që u arrit nga ekipet e shpëtimit, fëmija pyeti i habitur se ç’po ndodhte, gjë që shkaktoi edhe të qeshura mes personave të angazhuar në operacionin e shpëtimit. “Mirëmëngjes”, i thanë ata vogëlushit.

Fëmijën e kishte zënë gjumi nga rraskapitja dhe ekipet e shpëtimit e gjetën në gjumë.

Pasi u nxor nga gërmadhat, vogëlushi u dërgua në spital për kujdes shëndetësor.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x