Monedha kombëtare e Turqisë, lira, ka arritur në një rekord sa i përket rënies së saj në tregjet financiare pas lëkundjeve të forta të tërmeteve që tronditën vendin dhe shtetet përreth orët e para të ditës së sotme.
Bursa e vendit, ‘Borsa Stamboll’, njoftoi një ndalesë të përkohshme të transaksioneve në aksionet e disa kompanive në zonën e prekur nga tërmeti dhe shtoi edhe më shumë emra në listë me kalimin e ditës.
Turqia është rrethuar prej vitesh nga inflacioni në rritje dhe përplasjet e monedhës, me tërmetet e fundit të cilët kanë përkeqësuar edhe më tej trazirat ekonomike në vend.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)