11.5 C
Tirana
17 / 05 / 2026

Shërbimet sekrete të Kievit: Putin ka dhënë urdhrin, të pushtohet i gjithë Donbasi brenda marsit

Kontrolli i të gjithë Donbasit, brenda marsit të këtij viti. Ky është urdhri që presidenti rus Vladimir Putin i ka dhënë gjeneralit Valerij Gerasimov, kreut të ushtrisë ruse dhe prej disa javësh edhe përgjegjësi i fushatës në Ukrainë, zyrtarisht e cilësuar si “operacion special”.  

Urdhrin drithërues të Putin e ka zbardhur dje Andriy Chernyak, një nga drejtuesit e Shërbimeve Sekrete Ushtarake (GUR) të Ukrainës, duke shtuar se trupat e Moskës kanë filluar të mblidhen në zona të ndryshme të Ukrainës që kanë nën kontroll.

Sinjalet për një ofensivë të dytë të Rusisë në Ukrainë janë gjithmonë e më të qarta. Vrojtimet e ekspertëve nga terreni dhe satelitët tregojnë për lëvizje të shumta brenda dhe jashtë kufijve ukrainas, dhe një sulm domethënës sipas analizave të amerikanes Institute of War mund të ndodhë brenda një muaji, por jo në frontin me aktiv deri me tani, atë të Bakhmutit, por nga zona ndërmjet qyteteve Kreminna dhe Svatove, në rajonin e Luhanskut.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x