Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka reaguar për ndryshimet në kupolën e Policisë së Shtetit, duke theksuar se “janë thjesht makiazhi i radhës për të mbuluar dështimin e plotë të kësaj qeverie në përballje me krimin e organizuar”.
“Lëvizjet e sotme në strukturën e Policisë si pjesë e riciklimit të figurave të vjetra qartas nuk mund të ndihmojnë në rikthimin e normalitetit të sigurisë në vend”, shkruan Alibeaj ne nje postim ne rrjetet sociale.
Postimi i plotë:
Ndryshimet ne kupolën e Policisë së Shtetit janë thjesht makiazhi i radhës për të mbuluar dështimin e plotë të kësaj qeverie në përballje me krimin e organizuar.
Kriminaliteti në shifra alarmante, lidhjet tashmë të faktuara të segmenteve të Policisë me bandat dhe implikimi i këtyre të fundit në procesin elektoral të 25 prillit është dëshmi e qartë se Edi Rama dhe qeveria e tij e kanë të pamundur të përballen dhe aq më tepër të luftojnë me krimin.
Lëvizjet e sotme në strukturën e Policisë si pjesë e riciklimit të figurave të vjetra qartas nuk mund të ndihmojnë në rikthimin e normalitetit të sigurisë në vend. Që mbi të gjjtha është pjesë e vullnetit të munguar politik të kryeministrit dhe e hallkave që pengojnë luftën ndaj krimit dhe rikthimit të besimit të qytetarëve tek qetësia dhe rendi publik.
- “Të ketë kujdes!”/ Elsa Lila “lëshon bombën”, do çoj në gjyq Albina Kelmendin? Këngëtarja: Ka blerë votat. Hakmarrja serviret e ftohtë… - 30/10/2025
- PS refuzon kërkesën për komisionet, opozita braktis sallën pas 12 orësh përplasje në Kuvend - 30/10/2025
- Trump e quan Jack Smith një ‘kriminel’ që duhet të jetë në burg - 30/10/2025
 
                                    