10.5 C
Tirana
14 / 02 / 2026

“Asdreni në 150-vjetorin e lindjes”/ Universiteti i Korçës organizon një konferencë shkencore kombëtare

150 vite më parë ka lindur poeti, publicisti dhe veprimtari i kolonisë shqiptare të Bukureshtit, autori i Himnit të Flamurit, që është himni kombëtar i Shqipërisë, Aleksandër Stavre Drenova i njohur më së shumti me nofkën Asdreni.

Për të nderuar jetën dhe veprën e tij, Universiteti “Fan Stiljan Noli” në Korçë në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, kanë organizuar këtë të enjte një konferencë shkencore kombëtare me temë “Asdreni në 150-vjetorin e lindjes”.

Punimet e konferencës dhe të pranishmit, profesorë, studiues, studentë e të ftuar të tjerë i përshëndeti rektori, Prof. Dr. Dhimitri Bello, i cili falënderoi për këtë bashkëpunim të radhës Akademinë e Shkencave të Shqipërsië.

Ai theksoi ndër të tjera: “Idenë e organizimit të kësaj konference në krye të herës na e ka dhënë studiuesi Pandi Bello, i cili në bashkëpunim edhe me pedagogun Olger Brame dhe me mbështetjen e dekanes së FEF, Prof. As. Dr. Jonela Spaho, si dhe kolegë të tjerë të këtij fakulteti bënë të mundur finalizimin  e saj. Askujt më shumë se Universitetit tonë nuk i takonte që të zhvillonte një veprimtari të tillë për nder të tij, qoftë edhe modeste përballë madhështisë së Asrdenit. Asdreni në këtë konferencë na vjen nga studies të shumtë në kumtesa, të cilat sjellin pjesë nga jeta, vepra, mjedisi social-politik, si dhe duke bërë studime nga kendvështrime të ndryshme të veprës së tij”.

Në konferencën dedikuar një prej figurave më të ndritura të historisë, kulturës e mendimit shqiptar, nuk kanë munguar interpretime të disa poezive dhe një këngë po nga krijimtaria e Asdrenit.

Më pas konferenca i vijoi punimet në tri sesione paralele në mjediset e Rektoratit, ku u referuan tema të ndryshme që mundësuan një hap tjetër drejt njohjes, pasqyrimit dhe dëshmimit sadopak të vlerave që ka pasur ky veprimtar i madh e patriot i shquar.

324334801_511786770943401_2738100936227440546_n.jpg
324259057_636066134955474_4238053537185146547_n.jpg
324263776_918578649489365_8859081009584035141_n.jpg
324262598_1090989618963736_826473540633520784_n.jpg
324430397_1000352534264022_4474105685893142906_n.jpg
326103398_892428925426475_6287541149161173437_n.jpg
324273069_1142666869781782_2097950315834203987_n.jpg
324337462_755088925986510_634475894504791786_n.jpg
324743695_684650936725460_400811532785331822_n.jpg
326175214_5805965592783129_468012449308496970_n.jpg
324138549_494860549459489_1035537288016618375_n.jpg
324151964_5722519787833077_7953600242966950944_n.jpg
324106164_482489734083988_7357332915497612003_n.jpg
325850040_5837713176317790_8151822728394571454_n.jpg
324739971_746421313284503_3117364923395607392_n.jpg
324269750_1792445087793216_5678001108765748505_n.jpg
324112862_3253229114989339_1590914605192171527_n.jpg
324119737_2443837319102842_1417666863918698299_n.jpg
324183963_1624625347991841_4114489786154200037_n.jpg
324128427_634998315095544_2945184342473128983_n.jpg

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x