12.5 C
Tirana
17 / 05 / 2026

Arrestimi i zyrtarit të FBI, Pampuri: Çështja e lobimit rus në PD u fabrikua nga Rama

Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit, pohoi se hetimi ndaj ish-zyrtarit të FBI dhe lidhjet e tij me kryeministrin Rama, dëshmoi se çështja e lobimit me fonde ruse në PD, për të cilat u akuzua ish-kryedemokrati Basha, në fakt ishte fabrikuar në zyrën e Kryeministrit.

“Dje shqiptarët mësuan se fill pas zgjedhjeve të vitit 2017, Edi Rama me ndërmjetësimin e Agron Nezës dhe Dorian Duçkës komisionoi agjentin e FBI, Charles McGonigal, për të ngritur çështje kundër Partisë Demokratike dhe rivalit politik të Ramës, Lulzim Bashës.

Përpjekja e Ramës që me para kesh, me dëshmi të rreme dhe kontrata të paligjshme biznesi të lidhte Partinë Demokratike me Rusinë iu kthye atij në bumerang.

Njeriu që i pagoi agjentit McGonigal 225 mijë dollar kesh, Agron Neza, është njëkohësisht pronari i kompanisë që kaloi fondet ruse për agjentin e FBI.

Pas 5 viteve fushatë, qytetarët mësuan se as PD dhe as ndonjë drejtues i saj s’kanë asnjë lidhje nga akuzat e gatuara në zyrën e Edi Ramës. Shqiptarët e panë e zeza mbi të bardhë provën e lidhjes së Ramës në SHBA dhe Evropë. Të nisin hetimet pa humbur kohë. Vetë kryeministri është përpjekur të korruptojë agjentin e FBI”, u shpreh Oriola Pampuri, deputete e PD.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x