8.5 C
Tirana
14 / 02 / 2026

“Ngjyrat e dimrit në Pogradec”/ Çelet ekspozita me piktura nga artistë të vendeve të ndryshme

Dhjetra piktorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Egjipti u bënë pjesë e kolonisë së piktorëve në Pogradec, të cilët për ditë me radhë hodhën në telajo punimet e tyre nga kënde të ndryshme të qytetit si dhe abstraksione.

Për Sajmir Ahmetin i cili organizon këtë koloni Pogradeci mbetet një “Muzë” në artin viziv për cdo piktor.

Raghda Ahmed Elmohandes, piktore nga Egjipti dhe Amire Demolli nga Prishtina e kanë gjetur veten mjaft mirë në këtë koloni, ato shprehen se jo vetëm kanë pikturuar por kanë shkëmbyer eksperienca mjaft interesante me kolegët.

“Jam artiste nga Egjipti, mora ftesën nga Sajmiri për t’u bërë pjesë e kolonisë dhe për të shkëmbyer eksperienca me piktorët pjesëmarrës. Më pëlqeu shumë këtu, kam marrë goxha eksperiencë nga artistët e tjerë. Më pëlqen qyteti i Pogradecit dhe sigurisht që do të vij sërish këtu.” është shprehur piktorja Raghda Ahmed Elmohandes.

Ky është viti i 14-të rradhazi që organizohet kjo koloni në Pogradec dhe çdo vit ka sjellë artistë nga shumë vende të botës. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për 10 ditë tek Galeria e Artit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x