Pas fitores së një jave më parë në Kosovë me ekipin e Dritës, me rezultatin 3-0, të shtunën Skënderbeu ka humbur ndeshjen e dytë të Ligës “Gjergj Kastrioti”, humbje e cila ka ardhur me skuadrën Fer Volley, me rezultatin 3-2.
Kanë qënë kosovaret e Ferizajve ato që kanë fituar dy setet e para duke e vënë në vështirësi skuadrën korçare. Seti i parë ka qënë i ekuilibruar deri në pikët e fundit, set që është fituar nga Fer Volley, me rezultatin 25-23.
Kosovaret kanë fituar edhe setin e dytë me rezultatin 25-16, set që ka qënë shumë herë më i mirë për vajzat vendase.
Me dy sete të fituara ndeshja pothuajse është konsideruar e mbyllur për Fer Volley, por volejbollistet e Skënderbeut kanë bërë gjithçka për ti dhënë tjetër rrjedhë lojës. Dhe ja kanë dalë të fitojnë setin e tretë 23-25 dhe setin e katërt 19-25, duke e çuar ndeshjen në set final. Set që është fituar nga kosovaret me rezultatin 15-9.
Që ndeshja me Fer Volley do të ishte më e vështirë se ajo me Dritën, këtë e ka pranuar edhe trajneri Orlando Koja, menjëherë pas fitores së parë në tranfertë.
Por nga ana tjetër korçaret e rrjetës, kanë pasur rezerva për gjykimin e dy gjyqtarëve kosovarë, të cilët sipas volejbollistëve të Skënderbeut, kanë ndikuar jo pak në ecurinë e kësaj ndeshjeje.
Edhe ndeshjen e tretë Skënderbeu e luan jashtë shtëpie, kësaj rradhe me Vllazninë, skuadër që kërkon ndeshjet finale.
Një humbje e Skënderbeut në këtë takim i ndërlikon së tepërmi situatat në renditje për korçaret, që me dy humbje jo vetëm që humbasin vendin e parë në grup por venë në diskutim edhe të dytin.
- Sot seancë plenare në Kuvend, projekt-buxheti 2026 do të shqyrtohet tek “Ekonomia” - 06/11/2025
- Demokrati Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori - 05/11/2025
- Progres raporti i KE, Rama ndan deklaratën e Marta Kos: Do të bëjmë gjithçka për t’u ulur si të barabartë në tryezën e BE - 04/11/2025