5.5 C
Tirana
03 / 02 / 2026

Skulptura dedikuar Luther King nxit një lumë debatesh

Një statujë e quajtur “Përqafimi” 20 me 40 e vendosur së fundmi në Boston ka ngjallur debate të shumta tek publiku.

“The Embrace”, u frymëzua nga një fotografi e Martin Luther King dhe Scott King, e cila i kapi ata të përqafuar pasi ai fitoi Çmimin Nobel për Paqen në 1964 dhe gjendet e vendosur pikërisht në vendin ku King mbajti një fjalim më 23 prill 1965.

Vepra artistike, e projektuar nga artisti konceptual me bazë në Bruklin, Hank Willis Thomas, përmban vetëm krahët e çiftit gjatë përqafimit dhe jo kokat e tyre, gjë që ka ngjallur kritika dhe tallje në internet.

Teksa disa njerëz e duan skulpturën, të tjerë e përshkruajnë atë si të shëmtuar dhe fyese, me pretendimin se më shumë se një përqafim ajo duket se shfaq një akt seksual.

Një prej përfaqësuesve të komunitetit në Oakland, Kaliforni është shprehur se statuja ishte fyese duke e përshkruar si një “homazh masturbues metalik” .

Teksa të tjerë e që ndajnë një qëndrim të ndryshëm, e konsiderojnë veprën një përfaqësuese të bashkimit dhe dashurisë duke u shprehur të kënaqur për vendosjen e saj.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x