Për botën e futbollit e shtuna dhe e diela janë ditët më intensive përsa i përket përplasjeve në fushën e blertë dhe kampionatet kryesore luajnë për të fituar çdo pikë që mund ti çojë në trofeun e luftuar gjatë të gjithë sezonit.
Premier League
Kampionati anglez për këtë fundjavë regjistron 2 sfidat më të forta në letër: e Shtunë Liverpool – Chelsea në orën 13:30 dhe të Dielën Arsenal – Manchester United në orën 17:30.
Ditën e sotme e nis me Liverpool – Chelsea në orën 13:30. Të dyja ekipet janë në klasifikim në vende jo të zakonshme për potencialin që kanë, respektivisht në vendin e 9-të (Liverpul) dhe në vendin e 10-të (Çelsi).
Kujtojmë që blutë e Londrës që blerja e skuadrës nga Todd Boehly kanë shpenzuar rreth 450 milion £ por rezultatet janë shumë larg me investimet që janë bërë, gjë që e ka vënë në pikëpyetje qëndrimin në stol të teknikut Potter.
Nga ana tjetër Liverpool po përjeton pak a shumë të njëjtat probleme dhe duke rrezikuar në njëfarë mënyre pozitat e teknikut Klopp.
Ndodhur në këto kushte ndeshja e sotme do jetë e rëndësishme, jo vetëm për pikët e fituara por edhe për psikologjinë e ekipit.
Ndeshjet e ditës së sotme 21 Janar:
13:30 Liverpool – Chelsea
16:00 Bournemouth – Nottingham Forest
16:00 Leicester – Brighton & Hove Albion
16:00 Southampton – Aston Villa
16:00 West Ham – Everton
18:30 Crystal Palace – Newcastle United
Dita e nesërmë regjistron ndoshta një nga ndeshjet më deçizive të këtij edicioni futbollistik në kampionatin anglez pasi luhet për pikë të rëndësishme. Arsenali këtë vit po marshon në mënyrë shumë solide drejt trofeut i shkëputur me 5 pikë nga vendi i dytë dhe me një ndeshje më pak të luajtur.
Nga ana tjetër United, i ndodhur në vendin e tretë “i ringjallur” ndeshjet e fundit mund të kthehet në kërcënim për kreun e tabelës ndaj pritet të jetë një ndeshje shumë e luftuar ku një barazim mund të kënaqte Manchester City-n i cili duhet të kryejë detyrën ndaj Wolverhampton.
Ndeshjet e ditës së nesërme 22 Janar:
15:00 Leeds United – Brentford
15:00 Manchester City – Wolverhampton
17:30 Arsenal – Manchester United
La Liga
Kampionati spanjoll vijon të jetë i luftuar nga Barcelona në vendin e parë e ndjekur me tre pikë diferencë nga vendi i dytë Reali i Madridit ndaj fitorja është detyrim për të dyja rastet por misionin më të vështirë e ka Real Madridi pasi do ketë përballë Athletic Bilbaon.
Ndeshjet e ditës së sotme 21 Janar:
14:00 Rayo Vallecano – Real Sociedad
16:15 Espanyol – Real Betis
18:30 Atletico Madrid – Real Valladolid
21:00 Sevilla – Cadiz
Ndeshjet e ditës së nesërme 22 Janar:
14:00 Villareal – Girona
16:15 Elche – Osasuna
18:30 Barcelona – Getafe
21:00 Athletic Bilbao – Real Madrid
Serie A
Kampionati italian duket se ka hyrë në një fazë ku Napoli ka “hipotekuar” vendin e parë pasi ekipet ndjekëse si Milani dhe Interi nuk janë në ritmin e duhur për ta rrezikuar gjithashtu dhe fakti që Juventus përjetoi një “makth” duke u dënuar me minus 15 pikë për shkak të skemave financiare dhe zbriti në vendin e dhjetë.
Ndeshjet e ditës së sotme 21 Janar:
15:00 Verona – Lecce
18:00 Salernitana – Napoli
20:45 Fiorentina – Torino
Ndeshjet e ditës së nesërme 22 Janar:
12:30 Sampdoria – Udinese
15:00 Monza – Sassuolo
18:00 Spezia – Roma
20:45 Juventus – Atalanta
Bundesliga
Kampionati gjerman vazhdon të ketë në krye Bayern Munich por barazimi i djeshëm me Leipzig tregon që ndoshta lufta për titull do jetë më e vështirë seç mund të mendohet.
Ndeshjet e ditës së sotme 21 Janar:
15:30 Bochum – Hertha Berlin
15:30 Eintracht Frankfurt – Schalke 04
15:30 Union Berlin – Hoffenheim
15:30 Stuttgart – Mainz
15:30 Wolfsburg – Freiburg
18:30 Cologne – Werder Bremen
Ndeshjet e ditës së nesërme 22 Janar:
15:30 Borussia Dortmund – Augsburg
17:30 Borussia Mönchengladbach – Bayer Leverkusen
- “Berisha nuk është më figurë aktive politike”, kompania lobuese që nënshkroi kontratën 6 milionë USD me PD letër DASH: Hiqini statusin ‘non grata’ - 31/07/2025
- Dorëhiqen 4 nënkryetarët e Bashkisë Tiranë, zbulohet se kush i zëvendëson - 31/07/2025
- GJIMNASTET SHQIPTARE NDEROHEN NË LISBONË - 26/07/2025