Kim Kardashian, ka blerë në një ankand një nga bizhuteritë më të preferuara të Princeshës Diana. Bëhet fjalë për një kryq ametisti që është krijuar nga dizajneri i bizhuterive Garrard në vitin 1920.
Princeshë Diana e mbajti kryqin në shumë nga daljet e saj publike, përfshirë një mbrëmje gala për bamirësi të mbajtur në Londër në tetor të vitit 1987.
Në atë mbrëmje ajo e kombinoi kryqit me një fustan një fustan barok kadife të krijuar nga Catherine Walker & Co.