Skënderbeu humbet në shtëpi me Egnatian në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë me rezultatin 0-1. Goli i rrogozhinasve ka ardhur në minutën e 96’ me Paulaskas, i cili ka përfituar nga një rreshtim i gabuar i mbrojtjes korçare.
Megjithatë duhet thënë se Skënderbeu edhe duke luajtur me shumë mungesa, përfshi këtu Zguron e Pusin, të larguar tashmë, si dhe lojtarë të tjerë që nuk ishin të gatshëm për shkak dëmtimesh, ka treguar gjëra të mira në këtë takim.
Gjë të cilën e ka pranuar edhe trajneri Ivan Gvozdenoviç, i cili gjithsesi atë gol të pësuar në fundlojë nuk e ka dashur. Gjithashtu kryepankina korçare, ka lënë për të kuptuar se më shumë se tek ndeshjet e Kupës është i interesuar për ato të Kampinatit.
Për herë të parë serbi i Skënderbeut ka bërë me dije se pas lojtarëve të ardhur dhe atyre që priten në fund të sezonit, korçarët kalojnë në kategorinë e më të mirëve të futbollit shqiptar.
Pas pak ditësh fillojnë ndeshjet e Kampionatit të Kategorisë së Parë dhe Skënderbeu luan dy herë radhazi në shtëpi. Së pari me lushnjarët dhe ndeshjen e dytë me lezhjanët.