Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur probleme sa i përket furnizimit me energji elektrike në një pjesë të fshatrave të bashkisë së Devollit. Një prej të cilëve është edhe fshati Cangonj.
Sipas banorëve problemet me energjinë elektrike janë të vazhdueshme në stinën e dimrit kjo edhe për shkak të rrjetit të brendshëm i cili është tejet e i amortizuar. Ata thonë se sa herë ka reshje shiu, shoqëruar me erëra të forta defektet janë të shumta.
Përveç Cangonjit, me probleme sa i përket furnizimit me energji elektrike janë edhe fshatra të tjerë të njësisë administrative Progër, të bashkisë së Devollit, si Vranisht, Mançurisht e të tjerë. Po ashtu pa energji elektrike janë edhe shumë fshatra të tjera të kësaj bashkie.
- “E rëndësishme të mos preket Reforma në Drejtësi”, Gonzato flet për nismën e PS kundër pezullimit të ministrave - 18/02/2026
- LIVE NGA HAGA! “Jam i pafajshëm”, Thaçi: Isha student kur iu bashkova luftës, fund mund t’i jepte vetëm NATO - 18/02/2026
- Pse Kosova nuk ka politika ekonomike afatgjata, zhvillimi ekonomik nuk bëhet nga politikanët - 06/02/2026