13.5 C
Tirana
10 / 11 / 2025

Ronaldo dhe Messi përballë, biznesmeni arab ofron shumën e çmendur për biletë

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi do të përballen ditën e nesërme në një ndeshje miqësore që do të luhet në Arabinë Saudite. Me shumë mundësi kjo  do të jetë hera e fundit që dy lojtarët më të mirë të kësaj gjenerate janë përballë njëri-tjetrit

Ky fakt i ka bërë përshtypje një biznesmeni arab. Siç raporton “The Sun”, ky i fundit nuk do ta humbasë aspak këtë takim dhe është i gatshëm të blejë biletën më të shtrenjtë që është shitur ndonjëherë në stadium.

Biznesmeni nga Arabia Saudite do të paguajë shumën e çmendur prej 2.2 milionë paund për të parë ndoshta përballjen e fundit mes dy legjendave të futbollit.

Ronaldo do të jetë kapiteni i një ekipi saudit në të cilin do të luajnë më të mirët e Al Nassr dhe Al Hilal. Kjo do të jetë paraqitja e parë e portugezit në Lindjen e Mesme dhe më e bukura, përballë Lionel Messit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x