Në mesin e oficerëve të policisë britanike ishte dhe një përdhunues serial i quajtur David Carrick.
Ai është shkarkuar menjëherë nga detyra pasi u deklarua fajtor për dhjetëra përdhunime dhe dhunë në familje, të gjitha këto teksa rezultonte i punësuar në polici.
48-vjeçari sulmoi seksualisht të paktën 12 gra gjatë një periudhe 18-vjeçare.
Një denoncim nga një grua para disa vitesh nuk u mor parasysh por një tjetër në Tetor të 2021-it ishte vendimtar për të ekspozuar të gjitha krimet e tij.
Carrick kishte përdorur postin e tij si oficer për të siguruar takime online me gra të ndryshme e më pas duke u ushtruar atyre presion. Mësohet se ai i kontrollonte në veshjen e tyre, ushqimin, vendin ku jetonin e madje shumë prej grave e kishin të ndaluar të flisnin me fëmijët e tyre.
Ai është deklaruar fajtor për gjithsej 49 vepra penale përgjatë 20 viteve. Carrick shërbeu për thuajse dy dekada me Komandën e Mbrojtjes Parlamentare dhe Diplomatike.
Autoritetet janë të tronditura me rastin dhe dyshojnë se viktimat e Carrick mund të jenë akoma më shumë nga ato që janë zbuluar.
- Sot seancë plenare në Kuvend, projekt-buxheti 2026 do të shqyrtohet tek “Ekonomia” - 06/11/2025
- Demokrati Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori - 05/11/2025
- Progres raporti i KE, Rama ndan deklaratën e Marta Kos: Do të bëjmë gjithçka për t’u ulur si të barabartë në tryezën e BE - 04/11/2025