14.5 C
Tirana
10 / 11 / 2025

Himni kombëtar do të këndohet çdo të hënë në shkolla

Çdo të hënë mësimi në të gjitha shkollat do të nisë me këndimin e himnit kombëtar.

Ky vendim është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama me rastin e 555-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti.

Kreu i qeverisë tha se kjo nismë nisi sot me nderimin qe iu be Skenderbeut dhe do të vazhdojë çdo nisje të çdo jave.

“Mirëmëngjesi dhe me Himnin e Flamurit që këndohet nga të gjithë nxënësit e shkollave sot, në ditën e 555-Vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti SKËNDERBEUT, si edhe me vendimin që kështu do të këndohet himni në çdo shkollë, në krye të çdo jave të re mësimore, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

https://www.facebook.com/100044570103558/videos/541679607902675/?so=watchlist&rv=video_home_www_playlist_video_list

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x