14.5 C
Tirana
09 / 11 / 2025

Sot priten reshje të dendura shiu/ IGJEUM: Në veri ka rrezik për përmbytje! MB: Bashkitë të marrin masa

Ditën e sotme, i gjithë vendi do të përfshihet nga reshje të dendura shiu. Sipas Institutit të Gjeoshkencave situata në veri të vendit pritet të jetë problematike, kryesisht në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë. Gjatë ditës reshjet do të jenë me intensitet të ulët, por në mbrëmje do të intensifikohen.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, në këto zona mund të ketë vërshime të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Ndërsa në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Gjithashtu pritet një rritje e prurjeve të lumenjve kryesore, veçanërisht në lumenjtë Drin-Buna dhe liqenin e Shkodrës. Për këtë arsye, Ministria e Mbrojtjes u kërkon Bashkive marrjen e masave në rast të përkeqësimit të situatës.

Në zonën e Alpeve parashikohen reshje tepër të dendura dëbore në formën e stuhive të dëborës. Ndërsa në zonat malore në lartësinë mbi 800-900 metra reshje dëbore me intensitet të ulët.

Vendi ynë u përball me përmbytje edhe në muajin dhjetor, ku qarqet më problematike ishin Shkodra dhe Lezha.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x