Censusi i shpendëve dimërorë zhvillohet çdo vit në liqenin e Ohrit. Këtë të dielë dy grupe, njëri në Tushemisht dhe tjetri në Lin realizuan numërimin e shpendëve të ujit në liqenin e Pogradecit.
Ndryshimi i kushteve klimaterike dhe dimri më i butë i këtij viti ka ndikuar në rënien e numrit të shpendëve në tre liqenet e Qarkut të Korçës në atë të Pogradecit, Prespës së Madhe dhe Prespës së Vogël.
Ky program i cili organizohet nga Agjensia e Zonave të Mbrojtura, ka për qëllim identifikimin dhe numërimin e shpendëve në këto tre liqene, një proces i rëndësishëm për florën e faunën. Këtë vit për shkak të kushteve, sipas specialistit Gani Bego, nuk ka as individë të rinj.
Censusi ndërkombëtar i shpendëve ujorë zhvillohet në të njëjtën kohë në tre shtete ndërkufitare Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Greqi të cilat lagen nga liqeni i Ohrit dhe liqenet e Prespës.
Pavarësisht ndikimit të kushteve atmosferike, moratoriumi i viteve të fundit ka qenë një nga faktorët kryesorë që ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e numrit të shpendëve në liqene.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026