11.5 C
Tirana
17 / 05 / 2026

Balluku në Klos: Nuk do lihet askush pas dore

Zv.Kryeministrja Belinda Balluku ka parë nga afër situatën e krijuar nga tërmeti me magnitudë 4.7 shkalla Rihter që kishte epiqendrën në Klos. Balluku theksoi se të gjitha grupet e punës janë në terren për të vlerësuar dëmet.

“Kemi pasur një mbledhje të shtabeve të 4 bashkive për të koordinuar punën që për të thënë të drejtën duke nisur nga momenti i parë mbrëmë kanë qenë të gjitha grupet në terren. Tashmë është bashkuar dhe Insituti i Ndërtimit me 3 grupe për të bërë vlerësimin e dëmtimeve që janë deklaruar nga qytetarët. Dhe do të merren masa për secilën nga banesat që konsiderohet që është e dëmtuar nga tërmeti i fundit”.

Balluku u shpreh se dëmet e tërmetit janë vetëm materiale dhe fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.

“Të gjitha banesat kanë dëmtime të lehta dhe nuk kemi pasur lëndime të qytetarëve por siç ju thashë për shkak dhe të amortizimit të këtyre banesave, duhet pasur kujdes”.

Balluku u ndal edhe tek dëmshpërblimet e tërmetit të 2019 dhe 2021.

“Ajo që duhet thënë se dëmshpërblimi i dhënë për tërmetin duhet përdorur për të rikonstruktuar shtëpi, jo për përdorim familjar. E kemi parë këtë fenomen dhe ne do të diskutojmë me të gjitha ato familje”.

Zv.Kryeministrja Belinda Balluku tha se për shkak të panikut nga tërmeti, janë marrë masat për t’u ardhur në ndihmë banorëve të zones së Klosit edhe në aspektin shëndetësor e psikologjik.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x