14.5 C
Tirana
09 / 11 / 2025

Volejboll, Liga “Gjergj Kastrioti”/ Vajzat korçare fitojnë 0-3 takimin kundër ekipit “Drita”

Skënderbeu fiton takimin e parë të turit të dytë në Ligën “Gjergj Kastrioti”, ndeshje kjo e fituar në transfertë me ekipin “Drita” të Kosovës.

Seti i parë i ndeshjes ka pasur njëfarë rivaliteti në pikët e para, por më pas, falë kombinacioneve të shumta, e në veçanti me lojën e saktë në pozicionet 2 dhe 4, Skënderbeu ia ka dalë të mbyllë këtë set me rezultatin 19-25.

Krejt ndryshe nga seti i parë, seti i dytë ka pasur rivalitet deri në fund. Falë qetësisë por dhe kualiteteve që skuadra korçare ka, Skënderbeu ka fituar edhe këtë set 23-25.

Edhe në kushtet kur kosovaret kishin humbur dy setet e para, kanë kërkuar jo vetëm të mos dorëzohen në setin e tretë, por me atë çfarë kanë treguar, kanë dashur ti japin tjetër drejtim krejt lojës.

Nëse nuk ia kanë dale, kjo ka ardhur edhe për atë se Skënderbeu, ka rezultuar më i saktë në lojën sulmuese e diçka më shumë në shërbim. Seti ka dashur pikë për të përcaktuar fituesin, skuadër e cila ka qënë Skënderbeu, që fitoi 24-26 dhe krejt ndeshjen me rezuktatin 0-3.

Pas kësaj fitoreje Skëderbeu luan edhe njëherë tjetër jashtë shtëpie. Të dielën që vjen ekipi i trajnerit Orlando Koja luan në Ferizaj me “Fer Voley”, skuadër kjo që edhe për të parin e stolit korçar nuk ka nivelin e “Dritës”.

Kujtojmë se Skënderbeu është shpallur kampion i edicionit të parë të ligës që vjen si bashkëpunim mes Federatës së Volejbollit të Kosovës dhe Federatës Shqiptare të Volejbollit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x